Pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Pejë, në rrugën pranë Shtëpisë së Mallrave, ka humbur jetën një person i moshës rreth 70 vjeçare.
Burime policore i thonë Njeshit se viktima ende nuk është identifikuar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë pa shenja jete.
Ngasësi i automjetit Golf 4, nga i cili është shkaktuar aksidenti është shoqëruar në polici.
Policia pritet të dal me një komunikatë përderisa janë duke u hetuar shkaqet e aksidentit, /Klina.info