Shqiptarët e Kosovës duket se nuk do të marrin pjesë në protestën që zhvillohet të hënën në Tiranë kundër ardhjes së presidentit Serb Aleksandër Vuçiq ku do të diskutohet nisma “Open Balkan”.
Deri në mesditë, nga pika kufitare e Morinës nuk ka hyrë asnjë kontigjent protestuesisht të organizuar.
Pavarësisht se nuk do të marrin pjesë në protestë, qytetarët nga Kosova shprehen qartasi kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiq në Tiranë për të folur për një nismë ku Kosova nuk merr pjesë.
Ata thonë se Kosova ka ende plagë të hapura nga Serbia.
Shqiptarët e Kosovës thonë se nisma të tilla rajonale me karakter bashkëpunimi, duhet të ketë vetëm kur Serbi ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.
Media serbe “novosti” shkroi të hënën se sipas burimeve të saj Sali Berisha ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Ramush Haradinajn, ku ky i fundit i ka premtuar Berishës të paktën 100 protestues nga Kosova.