Juniorët e Klubit të Boksit “Dukagjini” nga Klina, në një trajnim së bashku me juniorët e Klubit të Boksit nga Fushë Kosova,shkruan Klina info.
Klubi i Boksit “Dukagjini” nga Klina që është formuar para 6 muajsh me drejtorin Hajdin Balaj dhe trajnerët Rami Balaj dhe Tomë Quni, sot zhvilluan një meq trajnimi me Klubin nga Fushë-Kosova. Juniorët kështu zhvilluan 4 meqe.
Trajneri i Fushë-Kosovës, Shefki Bugujevci dhe selektori i reprezentacionit të Kosovës, u ndanë të kënaqur me paraqitjen e Klubit të Boksit Dukagjini nga Klina dhe e ftuan këtë klub ta vizitojnë Klubin e Boksit nga Fushë-Kosova dhe të zhvillojnë disa meqe./Klina.info/