Ju dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-punonjësit të Komunës së Klinës dhe anëtarit të LDK’së Nazmi Elshani.
Në varrim morën pjesë një numër i madh, familjarë, miq, deputetë të LDK-së- drejtorë nga Komuna e Klinës dhe kryetari Zenun Elezaj, anëtarë nga të gjitha partitë politike.
Vdekja e Elshanit ka prekur të gjithë, ai do të mbahet mend si një njeri me vlera e vyrtyte të larta njerëzore, një prind shembull e një mik i vërtetë.
Elshani vdiq dje pas një sëmundje të rëndë, në moshën 65 vjeçare./Klina info/