Joshua sfidon vetën edhe jashtë boksit – gjen pak kohë për sportet ekstreme

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka sfiduar aftësitë e tij edhe jashtë ringut të boksit.

Kampioni i boksit në WBO, IBO, IBF dhe WBA ka gjetur pakëz kohë që të merret edhe me sportet ekstreme.

Saktësisht, ai ka sfiduar veten e tij për disa xhiro me Motocross, duke testuar veten në terrene me baltë, përcjell lajmi.net.

Boksieri madje ka postuar edhe disa fotografi në ‘Twitter’, ku shihet me motocrossin e tij.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të Anthony Joshua, duke testuar aftësitë e tij jashtë ringut të boksit.