Boksieri britanik, Anthony Joshua është gati që këtë vit të paraqitet në ring.
Pas fitores mbrëmë të rusit, Povetkin ndaj Whyte, u publikuan disa informacione se Joshua do të përballet me kampionin rus këtë vit,
Promoteri i Joshuas, Hearn e konfirmoi për “The Sun” se Joshua dëshiron që të ketë një meç këtë vit.
“AJ dëshiron të luftojë këtë vit – dhe ai do të luftojë.
“Shpresojmë se deri në dhjetor do të jemi në një situatë ku mund të kemi një meç.
“Unë do ta vendosja këtë takim me dyer të mbyllura, Kjo ndoshta nuk do të ishte e mirë- por ai është i gatshëm ta bëjë atë.
Tujtje Hearn tha se Joshua e ka ndeshjen e detyruar ndaj Pulev, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë pasi ka shumë kërkesa nga boksier të tjerë.