Rivaliteti në mes të Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt vazhdon edhe në kohë karantine dhe nga distanca.
Joshua mban tre tituj (WBA, IBF dhe WBO) ndërsa bashkombasi i tij posedon vetëm brezin e WBC pasi ia ka rrëmbyer Wilderit gjatë muajit shkurt, shkruan Indeksonline.
Fury pretendon se është më i miri në botë, por Jushua thotë se duhet ta mposht atë për tu bërë mbret i peshave të rënda.
“Po, eja dhe lufto kundër meje”, i bëri thirrje Joshua Furyt në një intervistë në Sky Sport.
“Çfarë do të dëshmojë lufta mes meje dhe tij? Do të dëshmojë se do të jetë vetëm një figurë dominuese në divizionin e peshave të rënda i cili do t’i zotërojë të gjithë brezat dhe do të bëhet kampion i padiskutueshëm”, shtoi Joshua.
“Nëse vërtet dëshiron të thuash se je numër një, atëherë eja dhe rrihu me mua. Ta bëjmë këtë. Ka kuptim sepse unë i zotëroj brezat tjerë”, theksoi ai.