Sot, Jeton Gashi dhe Nazmi Gashi vizituan zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Klinë, ku u pritën nga kryetari i organizatës, Hajdin Balaj.
Gjatë vizitës, ata dhuruan pajisje kompjuterike për organizatën, në shenjë mbështetjeje për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Kryetari Balaj falënderoi ata për këtë gjest bujar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe përkrahjen e vazhdueshme për veteranët.
Kjo iniciativë është një shembull i respektit dhe solidaritetit për ata që kontribuuan në lirinë e vendit, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për funksionimin e organizatës.