Buxheti i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022 kap shifrën e më shumë se 17 milionë eurove.
Kështu ka njoftuar Kryesuesi i këtij këshilli, Jetish Maloku i cili ka shtuar se KPK-ja asnjëherë më parë nuk ka pasur një buxhet më të lartë.
“Buxheti i KPK-ës për 2022 është 17 milionë e 144 mijë e 178 euro e që është buxheti më i lartë që ka pas KPK ndonjëherë”, tha Maloku gjatë raportimit për punën e bërë në 2021-tën.
Megjithatë ai shtoi se ky buxhet nuk është miratuar plotësisht sipas kërkesave dhe nevojave të KPK-së.
Sipas tij, buxheti i KPK-së për vitin 2021 pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë e 704 mijë e 576 euro.
“Deri më tani KPK ka realizuar mbi 98% të buxhetit total të vitit 2021”, ka përfunduar Maloku.