Postimi i Deputetes Mirjeta Kalludra
Të nderuar qytetarë të Komunës së Klinës,
Sot është një ditë e veçantë për mua si deputete dhe si qytetare e Komunës së Klinës, ku angazhimi dhe puna ime në përfaqësimin e nevojave të qytetarëve që ndikojnë në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së tyre po jetësohet me ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Komunën e Klinës.
Po në këtë ditë pra, sot është vënë gurë themeli për ndërtimin e kësaj çerdheje në Komunën e Klinës, aktivitet ky i cili ishte kërkesë e qytetarëve të Komunës sonë.
Unë, e kam vlerësuar dhe adresuar kërkesën e tyre ku gjatë amendamentimit të buxhetit kam propozuar që të ndahen mjete për ndërtimin e kësaj çerdheje për Komunën e Klinës.
Ku me këtë rast i falënderoj të gjithë kolegët deputet të cilët e kanë përkrahur amendamentin tim.
Duke e ditur rëndësinë e çerdhes për fëmijë e cila ka një rol të veçantë në formimin dhe socializmin e tyre si dhe ndihmonë në edukimin e hershëm të fëmijëve, kam kërkuar që të ndahet buxhet dhe asnjëherë nuk jam ndalur me kërkesa të vazhdueshme ndaj ministrisë dhe Komunës në jetësimin sa me parë të këtij projekti.
Komuna e Klinës ka vëtëm një çerdhe publike e cila ka një kapacitet të vogël, të pa mjaftueshme në plotësimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Prandaj kam vlerësuar se është një investim më se i nevojshëm.
Me lejoni që ti uroj fëmijët tanë si dhe gjithë qytetarët apo familjet tona se tashmë do të kenë edhe një mundësi se ku do ti dërgojnë fëmijët e tyre në fillimin e edukimit të hershëm në institucione edukativo – arsimore.
Ju zotohem se si përfaqësuese e popullit në vazhdimësi do ti dëgjojë kërkesat e qytetarëve si dhe do ti adresoj ato përmes rrugëve të duhura institucionale në përmirësimin e mirëqënies së qytetarëve.
Me respekt,
Mirjeta Kalludra, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovë