IKSHP-ja ka dhënë rekomandimin, që Kosova t’i mbyllë kufijtë me shtetet fqinje. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore midis shteteve fqinje dhe Kosovës.
Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.
Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve të tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa media me propozimin e kryetarit të komisionit, Albin Kurti./