Në fshatin Shkarashnik të Malishevës u mbajt ceremonia e varrimit për Sami Thaçin, policin e Njësive Speciale i cili humbi jetën gjatë një operacioni policor anti-drogë.
Qindrja qytetarë, në meisn e tyre familjarë, zyrtarë të shtetit e të Policisë së Kosovës, morën pjesë në këtë ceremoni, ku u mbajt edhe fjalë në nderim të veprës së tij, shkruan gazeta inFokus.
Për Thaçin po kujtohet edhe koha kur ai ishte pjesë e UÇK-së.
I njëjti, u vra gjatë një aksioni policor anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit, pas një shpërthimi nga i cili të plagosur mbetën edhe dy zyrtar të tjerë policor dhe një 12-vjeçare.
Ndërsa, gjatë kësaj dite Qeveria e Kosovës i ndau 15 mijë euro familjes së tij e Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e shpalli “Hero të Kosovës”./klina info