KF Dukagjini nga Klina sot ka njoftuar se kryetrajneri Severin Elezajn ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Dorëheqja e tij vjen pas rezultateve jo të kënaqshme të Dukagjinit në tri ndeshjet e para të Ligës së Parë dhe humbjes së fundit turpëruese ndaj Malishevës me rezultat të thellë 5-2.
Sipas njoftimit të KF Dukagjinit Elezaj i ka ofruar dorëheqje drejtorit të klubit, z. Fabian Veseli pas një bisede miqësore që kanë pasur.
Postimi i plotë i KF Dukagjinit:
“Severin Elezaj nga sot më nuk është pjesë e klubit të futbollit Dukagjini nga Klina.
Pas vetëm 3 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës së Dukagjinit Severin Elezaj sot ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Elezaj ka deklaruar se pas një bisede miqësore që ka pasur me drejtorin e klubit z. Fabion Veseli i ka ofruar atij dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit.\
Drejtori i klubit, shtabi teknik dhe lojtarët e falënderojnë shumë për kontributin e dhënë e njëherit i dëshirojnë shumë suksese në të ardhmën.”