Gëzon Berisha, tanimë ish kryetar i NISMËS Social-demokratike, njëherit edhe asambleist në Kuvendin e Pejës, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të NISMËS. Ai e bëri të ditur këtë lajm vet përmes rrjeteve sociale. Posti i plotë i Berishës:
Te nderuar familjar, miq, kolegë, struktura te Nisma Socialdemokrate, të nderuar qytetarë!
Me lejoni qe te ndajè me ju një vendim jo edhe aq te lehtë nga ana ime.
Unë Gezon Berisha kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat qe i kam ushtruar në Nisma, si Kryetar i Deges se Nisma-s Peje, anetare i kryesise Qendrore, antarë i Këshillit Kombëtarë, kordinator i rrafshit Dukagjinit, po ashtu edhe nga Nisma Socialdemokrate!
Arsyeja e largimit tim është personale për shkak te obligimeve familjare.
Aktivitetin tim do ta vazhdoj si antarë i pavarur ne Kuvendin Komunal Peje, duke i falenderuar te gjithë ata qe me besuan, dhe u rreshtuan pas meje, zotohem qe nuk do ti zhgenjej dhe do ti mbroj interesat e qytetarve te Pejes.
Faleminderit per bashkepunim!
Me respekt: Gezon Berisha