Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqje.
Liz Truss pasoi Boris Johnsonin si kryeministër më 6 shtator, pasi mposhti Rishi Sunak në garën e udhëheqjes së Partisë Konservatore.
Truss në deklaratën e dorëheqjes ka treguar arsyet e vendimit.
“Unë erdha në detyrë në një kohë të paqëndrueshmërisë së madhe ekonomike dhe ndërkombëtare. Familjet dhe bizneset ishin të shqetësuara se si të paguanin faturat e tyre”.
Ajo thotë pranon se “nuk mund ta kryej mandatin” për të cilin u zgjodh dhe se do të ketë zgjedhje për lidership ” brenda javës së ardhshme”.
Koha e saj në detyrë është mbizotëruar nga kaosi i tregut i nxitur nga mini-buxheti që u njoftua nga ish-kancelari Kwasi Kwarteng muajin e kaluar.
Pavarësisht shkarkimit të Kwarteng javën e kaluar dhe anulimit të pothuajse të gjitha shkurtimeve të pafinancuara të taksave që ishin propozuar, pozicioni i kryeministres kishte vazhduar të vinte nën presion.