Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka përshëndetur nisjen e fushatës zgjedhore nga zemra e Prishtinës, duke theksuar optimizmin për rikthimin e fuqishëm të partisë në krye të qeverisjes.
“Sot nga zemra e Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës nisi fushatën drejt fitores së madhe! LDK ka qenë dhe do të mbetet partia që bashkon, që ndërton ura mes njerëzve dhe që sjell shpresë për një të ardhme më të ndritur,” u shpreh Lushaku-Sadriu.
Ajo bëri thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët për të kthyer LDK-në si forcën e parë politike në vend, me kryeministër Lumir Abdixhikun, duke theksuar se këto zgjedhje janë një moment historik për të dëshmuar se Kosova meriton më shumë.
“LDK është garancia për një Kosovë të drejtë, të zhvilluar dhe me vlera të qëndrueshme. Ndryshimi i madh po fillon, bëhu edhe ti ndryshimi!”
#LDK124 #JehonaLushakuSadriu #LumirAbdixhiku1 #BehuNdryshimi #KosovaMeritonMeShume #FrymaRugoviane