Protestat e zhvilluara në qendër të Klinës me moton “Të jetojmë në vendin tonë” kundër fabrikës së cimentos në Klinë, patën jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Agjencione dhe media të ndryshme ishin të pranishme në Klinë dje, për të ndjekur nga afër protestën e organizuar nga banorët e komunës së Klinës. Në një vape me temerartura ekstreme shumë njerëz dolën në sheshin kryesor në Klinë për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër ndërtimit të fabrikës së cimentos.
Dje Klina ishte mbushur me gazetarë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët ndjekën dhe dokumentuan ngjarjen, imazhet e kësaj proteste u shpërndan në gjithë botën. Gazetarët e seksionit të Zërit të Amerikës ishin gjithashtu në Klinë dhe raportuan drejtpërdrejt nga kjo zonë. Ata përgatitën një material për edicionin e lajmeve, duke sjellë ngjarjet dhe ndjenjat që percollen protestën e banorëve të Klinës.