“Je mami e bukur”- Komentet e Rina Zaitit në postimet e saj e më pas i mori burrin, reagon Sara Hoxha

Reperi Ledri Vula dhe Rina Zaiti janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u tha se janë në një romancë bashkë.

Dyshja u panë teksa shijonin pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke bërë që gjithë rrjeti të flasë për ta.

Edhe pse një figurë e panjohur për publikun, më pas u bë e ditur se Rina ka shoqëri të mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri. Mirëpo jo vetëm kaq!

Ajo ka patur gjithashtu shoqëri edhe me Sara Hoxhën, madje vetëm 1 muaj më parë i komentonte në postimet e rrjeteve sociale.

Komentet e saj të lënë të kuptosh se janë bërë në një kohë kur ishte njohur dhe krijuar një lidhje me ish-in e Sarës, Ledrin.

E duket se një reagim ka ardhur nga Sara, pasi lajmi për lidhjen e shoqes së saj me Ledrin u bë publik. Ajo tashmë nuk e ndjek më Rina Zaitin në Instagram, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë prishur, e pritshme!