Javën e ardhshme, nis pagesa e subvencioneve për bujqit e Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar në seancën e Kuvendit se që nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e subvencioneve për bujqit kosovarë.

Mustafa ka thënë se pagesa do të fillojë në mënyrë graduale deri në kryerjen e të gjitha kategorive.

Po ashtu, Mustafa ka bërë të ditur se që nga java e ardhshme do të fillojë edhe pagesa e kompensimeve të dëmeve në bujqësi për përiudhën janar-qershor 2020.

1.9 milionë është shuma që do të ndahen për kompensimin e dëmeve të bujqve./