Mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm gjatë ditëve të ardhshme. Java e ardhshme mund të sjellë reshje të borës në vise malore.
Sipas Prishtina Weather nesër (e enjte) mbetet mot i qëndrueshëm, me vranësira që shtohen gjatë ditës.
Nga dita e premte do të kemi mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me të reshura shiu edhe përgjatë fundjavës.
Të premten gjatë ditës edhe do të fryjë erë më e fuqishme nga jugu e juglindja.
Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në borë.
Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.
Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë, njofton Prishtina Weather