Jashari pranoi letër urimin për Ditën e Pavarësisë nga ushtaraku më i lartë amerikan

Gjeneral Jashari pranoi letër urimin për Ditën e Pavarësisë nga ushtaraku më i lartë amerikan, Gjeneral Milley

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, ka pranuar letër urim nga ushtaraku më i lartë amerikan, respektivisht, nga kryetari i shefave të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjeneral me katër yje, Mark Milley.

“Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit”, thuhet në njoftim.

Në letrën zyrtare thuhet:

I nderuar Gjeneral Jashari,

Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.
Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.

Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.
Sinqerisht,
MARK A. MILLEY
Gjeneral, Ushtria Amerikane.