Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se orët e humbura në arsim gjatë grevës që zgjati pesë javë, nuk do të kompensohen dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese.
“Sa i takon orëve të humbura, me kontratën kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut, do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë, të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve”, tha Jasharaj.
“Uroj që Qeveria mos ta shoh këtë si fitore ndaj sindikatave, uroj që nga e hëna, Qeveria të dëshmojë se është për dialog, që të mos nxisë çështje të tjera”, u shpreh ai.