Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.
“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.
E përvec Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.
Megjthëkëtë, në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.
IKSHPK-ja tha se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3,369.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 6,286 raste pozitive.
Aktive aktualisht janë 2,762 raste../Express