Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka takuar për herë të parë mbesën e tij Toska, ka njoftuar vajza e tij, Gresa.
Gresë Krasniqi shkroi se mbesa qau, qeshi e fjeti në krahët e gjyshit.
“Sot babanë e ka vizituar mbesa e tij e parë, Toska jonë e bukur, vajza e Altinit dhe Elizabetës! Ka qarë, ka qesh e ka fjetur në krahët e gjyshit. Sot babai zemrën e ka të mbushur me dashuri”, ka shkruar ajo.