Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryeministrin e Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero.
Jahjaga shkroi në Facebook se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.
“Gjatë qëndrimit në Madrid, u takova me Ish – Kryeministrin e Spanjës Sh.T José Luis Rodríguez Zapatero. Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”, shkroi Jahjaga.
Ish-presidentja tha se ish-kryeministrin spanjoll e falënderoi edhe për shërbimin e trupave spanjollë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.