Ja si u manipulua tenderi për inventar i Komunës së Klinës

Kontrata për furnizim me inventar mes komunës së Klinës dhe Operatorit Ekonomik (OE) të përzgjedhur për furnizim “Mobelland” ka nxjerr në pah çmime manipulative,  të cilat as për së afërmi nuk korrespondojnë me çmimet e tregut.

Në kontratën e lidhur mes komunës dhe këtij operatori ekonomik, të cilën e ka siguruar “Front Online”, shihet qartë se për disa produktet të cilat do t’i shfrytëzoj menjëherë Autoriteti Kontraktues (AK), në këtë rast komuna e Klinës, kompania “Mobelland” ka vendosur çmime të përafërta me tregun, ose edhe më të larta, deri sa për pjesën dërmuese të produkteve ajo ka aplikuar çmime qesharake.

Ta zëmë një karrige e thjeshtë për shkollë ky operator ekonomik Komunës do t’i ofroj kundrejt një çmimi prej 21,99 euro për copë, e deri sa një karrige cilësore lëvizëse operatori i njëjtë Komunës do t’i ofrojë me një çmim prej 20 euro, deri sa disa modele tjera të karrigeve kjo kompani Komunës do t’ia shes me çmim prej 5 euro.


Po ashtu, një tabelë muri me dimensione 3×2 metër kompania në fjalë komunës do t’ia ofroj për 1,99 euro.

Po ashtu, qesharak dhe manipulativ është vlerësuar edhe çmimi që kompania në fjalë ka ofertuar për tavolina për zyrë të drejtoreve me dimensione 160x80x75 të cilat kanë një çmim vetëm prej 5 euro.


Në anën tjetër, njohës që përcjellin fushën e Prokurimit thonë se institucionet e drejtësisë duhet të nisin menjëherë hetime në të gjitha rastet kur ka dyshime për manipulime me çmime, e ku tentohet të dëmtohen fondet publike.

Arton Demhasaj drejtor i Organizatës “Çohu” thotë se në këtë rast çmimet e vendosura janë qesharake dhe sipas tij Operatori Ekonomik që ka nënshkruar kontratën me Komunën në asnjë mënyrë nuk mund ta përmbush të njejtën,