Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Bashkë me viktimën, ishte edhe vëllau i tij, i cili mbeti i plagosur dhe është duke marrë tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes, ku Klina.info mëson se të njëjtit ishin dukë ngrënë iftar në një restorant në rrugën Gjakovë – Klinë.
Dy vëllezërit kishin dalë jashtë, ku ishin duke i pritur disa persona. Pas një konflikti, të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri.
Policia po heton rastin, ndërsa janë arrestuar 3 të dyshuar./klina info/