Një qytetar i Shtimes është goditur nga një veturë derisa e kalonte rrugën.
Portali “Front Online” ka siguruar dy video ekskluzive nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve, ku shihet qartë se si vetura e godet qytetarin.
Ngjarja ka ndodhur para katër dite, përkatësisht më 28 janar 2020.
Sipas këtyre videove, dëshmitarët okularë thonë se ka dyshime se goditja e qytetarit nga drejtuesi i automjetit është e qëllimshme.