JA KUSH ËSHTË I FTUARI I RADHËS NGA GJYKATA SPECIALE

Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut, Xhylbehar Arifaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i radhës nga Prokurori Special në Hagë. Ai ishte ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut në Brigadën 125. Arifaj thotë se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit. Me datë 14 shkurt të këtij viti ai do të paraqitet para prokurorit në Hagë.