Komisioni Disiplinor i UEFA-s, do të marrë vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë në javën e ardhshme.
Kështu të paktën shkruan mediumi rumun, fanatik.ro, ku për shkak të pankartave dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”, u ndërpre loja për 50 minuta, derisa u arrit marrëveshja që baneri të largohet dhe të mos përsëriten thirrjet, transmeton Klankosova.tv.
Horia Ivanoviqi, i cili është udhëheqës i një programi televiziv rumun, ka bërë të ditur se kur UEFA do ta shpall vendimin.
Nga informacionet e drejtuesit të emisionit duket se ka shumë gjasa që verdikti i zyrtarëve të vijë javën e ardhshme.
Pra, ata të UEFA-s do ta kenë parasysh gjithçka ka ndodhur në Arenën Kombëtare.
“Ta shohim nëse stadiumi do të pezullohet tërësisht, pjesërisht, nëse luhet pa spektatorë apo jo. Mbi 80 për qind mundësi që vendimi të merret”.
“Le të shpresojmë që të mos mbetemi pa tifozë për ndeshjen ndaj Zvicrës. Do të çmendesha nëse do ta humbnim kualifikimin në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës, me një stadium të zbrazët. Do të futeshim në historinë e futbollit për atë që mund të ndodhte”, u shpreh Ivanoviqi.
Megjithatë, fitorja 3-0 në tavolinë për Kosovën nuk është opsion. Do të mbetet rezultati i Rumanisë, ku fitoi me shifrat 2-0.
Përndryshe, sipas raportimeve të mediave rumune, UEFA-s, në hetim do të analizojë gjashtë akuza:
Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste.Ndezja e flakadënve.Hedhja e mjeteve në fushë.Bllokimi i zonave të aksesit publik.