Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për IndeksOnline ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha pagesat me kohë për për stafin e angazhuar në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale.
Kurse, të gjithë ata që ishin të angazhuar në zgjedhjet e 14 nëntorit 2021 pritet që këto ditë t’iu transferohen mjetet në gjirollogaritë e tyre.
“Janë realizuar me kohë pagesat për stafin e angazhuar në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale. Ka pasur raste kur pagesat nuk kanë mundur të realizohen, kryesisht për shkak të gabimeve në numrat e llogarive. Pas përmirësimeve, këto raste janë dërguar sërish në Ministrinë e Financave”, tha ai.
Elezi tha që pret që i gjithë ky proces të përmbyllet gjatë kësaj jave.
Ndërsa, pritet që javën e ardhshme të dërgohen të dhënat e stafit të angazhuar për rezultatet preliminare.
“Ndërkohë, lidhur me stafin e angazhuar në raundin e dytë, para disa ditësh i kemi përcjellë në MF, pjesën më të madhe të listave me të dhënat e tyre. Së shpejti do të dërgohen edhe listat me emrat e personave të angazhuar si staf në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha a