Sot ju dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Smajl Demë Berishës nga fshati Gjurgjevik i Madh i Klinës.
Berisha vdiq mbrëmë në moshën 66 vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Në varrim morën pjesë, familjarë, miq e bashkëluftëtarë, po ashtu edhe dega e OVL UÇK-dë në Klinë në krye me Hajsin Balaj.
Balaj vendosi kurora me lule , derisa kujtoj trimërinë dhe kontributin e veteranit të ndjerë për lirinë e Kosovës.