Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës, marketet, barnatoret dhe furrat do të mund të punojnë deri në orën 22:30.
Deri në orën 22:30 po ashtu edhe është i lejuar qarkullimi i njerëzve, i cili do të bëhet në orare të ndara, të bazuara nga numri i parafundit personal i letërnjoftimit, shkruan IndeksOnline.
Sipas këtij vendimi nëse këto rregulla nuk do të zbatohen nga persona të caktuar atëherë ata do të dënohen ku do të cilësohet vepër penale.
Ky vendim i Qeverisë do të hyjë në fuqi më 15 prill nga ora 06:00 e mëngjesit.