“Përmisimi i situatës me një një mbyllje të shkurtër, por e rreptë”.
Shpërthimi ka të ngjarë të përkeqësohet para se të përmirësohet në Zvicër, kështu vlerësojnë shumë ekspertë zviveranë, transmeton albinfo.ch.
“Tani për tani, rastet po dyfishohen çdo shtatë deri në dhjetë ditë,” i tha shkencëtari Thomas Häusler televizionit publik të SRF.
“Kjo do të thotë që edhe nëse do të mund ta ndalonim përhapjen plotësisht tani, rastet përsëri do të rriteshin nga 4,000 në 6,000 në ditë për rreth një javë. Kjo gjithashtu do të çojë në rritjen e numrit të shtrimeve në spital, transmeton tutje albinfo.ch.
Jerôme Pugin, shefi i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG), vuri në dukje se qeveria nuk ka shkuar “aq sa duhet në masat kufizuese që do të bënin të mundur prerjen e një vale të kësaj madhësie”.
Sugjerimi i tij: “një mbyllje e shkurtër, por e rreptë”.
Nga ana tjetër, zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 8,737 raste të reja infeksioni që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit.
Siç dihet tashmë, BAG, prej një muaji, nuk raporton më rastet gjatë fundjavës, shkruan albinfo.ch. Prandaj, numri i të hënës përfshin regjistrimet e mbetura nga java e kaluar dhe nga fundjava.
Mesatarja e numrit të infeksioneve të regjistruara gjatë 7 ditëve arrin kështu në mesataren ditore prej 2473 rastesh, njofton srf.ch. Kjo është për 130 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Si përfundim: Trendi po rritet shumë shpejt dhe në një nivel shumë të lartë, konstaton BAG.