Nesër në Kosovë pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me ngrica gjatë ditës pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.
Nëpër lugina mund të ketë mjegull. Gjatë ditës priten ngritje graduale të temperaturave sepse pritet që ajri i ftohtë arktik të tërhiqet gradualisht dhe mbi rajon të depërtojë ajri pak më i nxehtë nga Mesdheu.
Pasnesër në tërë rajonin do të jetë pak më nxehtë, por priten edhe zhvillime të vranësirave.
Për fundjavë na pret mot më i nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare./