Klina.info pak më herët raportoi se nga persona të panjohur një veturë është plaçkitur në Qendrën Sportive në fshatin Gllarevë.
Pronari i kësaj Qendre, ka thënë për Klina.info se brenda veturës që u thye, hajdutët kanë marrë çantën që kishte 20 euro në të.
I njejti ka apeluar shoferët që mos të lënë gjëra me vlerë në veturat e tyre sepse sipas tij hajdutët kanë thyer automjetin pasi kanë parë çantën.
Në vend të ngjarjes janë Policia me njësitet përkatëse dhe po merren me rastin.