Klina ishte ndër komunat e para në Kosovë që ishte prekur nga virusi. Një vajzë me nënshtetësi italiane që punonte në një organizatë në Klinë, ishte e prekura nga Corona. Para dy ditësh ajo u shërua tërësisht dhe menjëherë ka marrë rrugën për në Itali, përmes KFOR-it italian në Kosovë. Këtë e konfirmoi për Klina info, drejtori i shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu.