Italiania me koronavirus erdhi ne Kosovë para 5 ditësh, qëndronte në Klinë

Pas konfirmimit të informacionit se një shtetase italiane e cila po qëndronte në Klinë ka rezultuar pozitive me virusin corona, institucionet kanë nisur t’i vendosin në karantinë disa familje me të cilat kjo shtetase ka pasur kontakte.KALLXO.com merr vesh se shtetasja italiane ka arritur në Kosovë para pesë ditësh dhe punonte në një kamp të Caritasit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i shëndetësisë në Klinë, dr. Hekuran Sejdiu.

E njëjta, sipas tij, pasi është dyshuar është dërguar në QKUK ku po merr trajtim.

Dr Sejdiu ka shpjeguar se kanë identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt me këtë shtetase dhe të gjithë janë duke u kontaktuar për t’u vendosur në karantinë.

“Jemi së bashku me policinë e institutin duke i vendosur në karantinë në shtëpitë e tyre këta persona”, ka thënë Sejdiu.