Italia vazhdon luftën e saj kundër pandemisë në fazën 2 e cila vazhdon të kufizojë lirinë e lëvizjes tek qytetarët duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve.
Qeveria Conte ka komunikuar se dy ditët e para të kësaj faze janë pozitive e qytetarët italianë kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.
“Nëse dhe kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar”, ka thënë për medita kryeministri Giuseppe Conte.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima e 1,444 të infektuar më shumë.
Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarit në 214,457.
Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528
Ndërsa numri i të shëruarve është deri më sot 93,245 e janë 8,014 të shëruar të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19.
Deri më sot në Itali janë kryer 2,310,929 tampone.