Në një akt unik diplomacie, Qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri, të cilët u larguan pa paguar.
Darka e tyre në qytetin e Beratit bëri bujë në të dyja shtetet.
Lajmet nxitën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ta ngrehte çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, kur ajo vizitoi vendin, shkroi BBC.
Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shko paguaje faturën për këta idiotë”, i ka thënë ai gazetës La Stampa.
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka konfirmuar se ka paguar faturën, që raportohet të jetë diku rreth 80 euro, në emër të qytetarëve të saj.
“Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë se episodet e tilla të mos ndodhin më”, ka thënë ajo.
Videot e publikuara nga rasti treguan grupin e turistëve që largoheshin nga restoranti natën. Ato u bënë virale.