Italia njofton për 727 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi, totali shkon në 13.155

 

Në Itali, në 24 orët e fundit janë shënuar 727 vdekje si pasojë e koronavirusit, 110 më pak se një ditë më parë, njofton Reuters të mërkurën.

Kjo e rriti numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.155, raporton KOHA.

Pavarësisht shkallës së lartë të vdekshmërisë, ditëve të fundit është regjistruar rënie e numrit të vdekjeve.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.782 raste të reja me Covid-19. Gjithsej në Itali janë 110.574, që e bën vendin e dytë më të goditur sa i përket të të infektuarve, pas SHBA-së me 190.818 raste