Italia në ankth, shënon shifra rekord të COVID19, afër 1000 vdekje për 24 orë

Sot, në Itali është shënuar shifër rekord e vdekjeve prej 969 të reja, shkruan lajmi.net.

Vlen të theksohet se lista e rasteve të përgjithshme të të infektuarve me koronavirusit është rritur për 4401, duke arritur kështu në 66,414.

Prej të infektuarve, 10,950 janë shëruar në total, duke përfshirë edhe 589 raste të 24 orëve të fundit.

Vlen të theksohet gjithashtu se 3732 raste janë në terapi intensive.