Nga sot, portet italiane do të mbyllen për anijet ruse.
Ndalimi do të zbatohet edhe për anijet që kanë ndryshuar flamujt pas 24 shkurtit.
Anijet ruse aktualisht në portet italiane do të detyrohen të largohen nga vendi, pasi të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare.
Edhe Rumunia mori një vendim të njëjtë, i cili ndalon hyrjen e anijeve me flamur rus në portet rumune nga 17 prilli.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha më herët se anijet ruse do të ndalohen të hyjnë në portet e BE-së.