Pas dy muajsh karantinë, Italia po përgatitet drejt rihapjes.
Ky shtet ka liruar nga spitalet një shifër rekord prej 4 mijë e 8 personash gjatë ditëve të fundit pasi kanë rezultuar negativ në testin e koronavirus.
1 mijë e 83 persona kanë rezultuar pozitiv, gjysma e të cilëve nga rajoni i Lombardisë, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 218 mijë e 268.
Autoritetet kanë thënë se shifra reale mund të jetë deri në 10 herë më e lartë.
Numri i total i viktimave në vendin fqinj është 30 mijë e 395