Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një person tjetër, italian 51-vjeçar.
Rasti ka ndodhur në Foggia të Italisë, mesnatën e së dielës.
45-vjeçari shqiptar sipas mediave italiane e ka plagosur me thikë edhe ish-gruan e tij.
Thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa burri kishte tentuar që ta godas me thikë ish-gruan, aty ka ndëhyrë vajza e tij e cila është përpjekur që ta mbrojë.
Por, ai gjatë përleshjes me ish-gruan e ka goditur për vdekje vajzën e tij.
Shqiptari i cili punonte si bukëpjekës është prangosur nga karabinierët.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike.
Autoritetet italiane i kanë filluar hetimet lidhur me rastin.