Numri i rasteve të koronavirusit në Itali është rritur në 400, mes përpjekjeve ndërkombëtare për të përmirësuar përhapjen e vrusit vdekjeprurës.
Rritja e fundit e rasteve në Itali, vendi kryesor i shpërthimit të virusit në Evropë, përfaqëson një rritje prej 25% në 24 orë.
Disa vende evropiane njoftuan raste të reja të gjurmuara në Itali.
Gjithashtu të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit tha që për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën.
Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz në rreth 40 vende janë infektuar me koronavirusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor.
Pjesa më e madhe mbetet në Kinë.
Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi, ka vrarë më shumë se 2,700 njerëz deri më tani.