Sipas mediave italiane, në njërin prej trupave është zbuluar një tatuazh spirancë me emrin e një qyteti shqiptar poshtë. Ky detaj do i shërbejë hetueseve si provë për identifikimin e dy viktimave.
Hetuesit kanë hapur dosjet e personave të zhdukur, për krahasimin e informacioneve të gjetura në trupat e tyre të copëtuar.
Një lidhje e mundshme mund të jetë më çiftin shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u zhdukën në Itali vitin në 2015, ndërsa zhdukja e tyre ka mbetur ende enigmë.
Zhdukja e çiftit shqiptar
Siç shkruan media italiane, në fillim të nëntorit 2015, një çift shqiptarësh, Shpëtimi dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët kishin arritur në Itali, u zhdukën në më pak se një muaj. Ata jetonin në Shqipëri dhe vinin shpesh në Toskanë, ku jetonin fëmijët e tyre. I vetmi informacion lidhur me ngjarje e rëndë, është telefonata që mori vajza e tyre nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte të kërkohej nga askush.
Alarmin për zhdukjen e çiftit shqiptar e dha vajza e tyre Dorina, e cila publikoi në rrjetet sociale foton e nënës dhe babait të saj për të kërkuar ndihmë dhe për t’i gjetur ata.
Sipas hetueseve, viktimat e kësaj vrasjeje makabre, mund të kenë lidhje me çiftin Pasho. Sipas policisë italiane, në kohën e ngjarjes së rëndë, i biri i çiftit arrestua në Itali për veprën penale të trafikimit të drogës, gjë e cila mund të jetë një tjetër pistë hetimi.
Si u gjetën kufomat?
Eshtrat e gjetura ishin mbështjellë brenda valixheve, të gjitha të lidhura me shirit ngjitës. Këmbët e gruas u gjetën në një valixhe, ndërsa pjesa e sipërme e trupit të saj në një valixhe tjetër.
Valixhet ishin rreth dhjetë metra larg njëri-tjetrit dhe duket se ishin hedhur nga një makinë në lëvizje. Policia italiane po kërkon edhe për një valixhe tjetër, që mendohet se do të ketë pjesët e tjera të trupit të gruas.
Pjesët e trupit të burrit, mendohet se i përkasin një personi të moshës rreth 46 vjeç. Trupi i tij është gjetur i ndarë në copa, dhe i çarë në fyt. Mendohet se vrasjet mund të jenë bërë më shumë se një vit përpara. Ndërkohë, vijojnë akoma hetimet për të gjetur ndonjë valixhe tjetër me trupa viktimash.