Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 26.06.2020 në orët e pasditës ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut.
I njëjti ishte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive
(NjIQMS) me datë 23.06.202, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.
Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëvë të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.