Një person dje është arrestuar në fshatin Kosharishtë në komunën e Istogut në orët e mbrëmjës,
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari kishte penguar lëvizjen e patrullës policore dhe më pas i kishte ofenduar dhe fyer zyrtarët.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Kosharishtë, Istog – 12.08.2021 -20:05 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti me veturën e tij fillimisht kishte penguar lëvizjen e patrullës policore e cila ishte me veturë zyrtare, e më pas i dyshuari kishte dal nga vetura e tij, dhe kishte fyer dhe ofenduar verbalisht zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.