Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Kaliqan të Istogut gjatë ditës së djeshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një i mitur ka e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, që po ashtu ishte i mitur,
Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dashur që të marr tretman mjekësor.
Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./